Portrete të firmave

Tryezë e rrumbullakët dhe drekë biznesi me Swissalbs: Kokat prapa shkollës profesionale Libs

Christian Villiger, drejtor menaxhues i shkollës «Libs», ka folur për punën e kësaj shkolle profesionale në Zvicër

Nuk ishte “Ditë me dyer të hapura” e as koha e diplomimeve por ekipi i «Libs» mirëpriti me ngrohtësi mysafirët nga shoqata swissalbs, në njërën nga gjashtë qendrat për përgatitje prefesionale të nxënësve në Cyrih.

Foto: Fiona Murtaj

Kati i parafundit i kësaj qendre të përgatitjes profesionale ishte rezervuar për ndërmarrësit zviceranë-shqiptarë.

Para se t’u adresohet mysafirëve nikoqiri, Christian Villiger, drejtor menaxhues i shkollës «Libs», para ndërmarrësëve është paraqitur Perparim Avdili, i cili ka folur për organizatën swissalbs dhe qëllimin e kësa tryeze të rrumbullakët, të fundit për këtë vit para Ballos së Ndërmarrësve Shqiptarë të Zvicrës, që mbahet më 23 shtator në Kongresshaus Cyrih.

Foto: Fiona Murtaj

Villinger tha krejt në fillim se është mik i shqiptarëve, për këtë arsye edhe është pjesë e bordit të Swissalbs.

Shkolla për përgatitje profesionale të nxënësve për sektorët idustrial «Libs» është themeluar në vitin 1996 dhe operon në 6 qendra në Zvicër.

Aktualisht janë 1100 nëxnës në «Libs» që do t’i bashkohen shumë shpejt fuqisë punëtore, sidomos në korporata të mëdha industriale, apo edhe do të vazhdojnë tutje shkollimin e tyre profesional.

Foto: Fiona Murtaj

«Sistemi dual i shkollimit është e vetmja rrugë e sigurt nëpër të cilën kam kaluar edhe unë”, tha Villiger, duke folur për përparësitë që kanë shkollat profesionale.

Foto: Fiona Murtaj

«Libs» rekruton profesionistë për 500 kompani, në mesin e tyre dhe për Hitachi Energy.

Arben Shabani, menaxher i lartë në Hitachi Energy, është shprehur i kënaqur me përgatitjen profesionale që përfitojnë nxënësit që më pas me përvojën e tyre madje njihen edhe si menaxherë të suksesshëm në këtë kompani.

Foto: Fiona Murtaj

Ndërmarrësit zviceranë-shqiptarë të mbledhur të enjten në «Libs» në Cyrih kanë vizituar të gjitha klasat, ku nga vetë nxënësit janë njoftuar me përgatitjet e tyre për të menaxhuar me makineri të korporatave të mëdha industriale.

Makineritë 3D deri te robotët nxënësit perfeksionojnë njohuritë e tyre në këtë shkollë profesionale.

Nxënësit e “LIBS” kishin krijuar një model rakete, e cila mund të fluturojë e dirigjuar nga kamera dhe sensorë të integruar. Pastaj, para të pranishmëve kanë prezantuar edhe një e-skuter që ishte ndërtuar nga vetë nxënësit që u treguan entuziastë dhe ishin në gjendje të zhvillonin pasionin e tyre për teknologjinë industriale.

Foto: Fiona Murtaj

Rreth Swissalbs

swissalbs është një organizatë jofitimprurëse. Ajo synon të krijojë një klimë themeluesish në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe të zgjojë frymën pioniere. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar një kulturë të marrjes së rrezikut dhe sipërmarrjes. Kështu përfitohet nga një rrjet i fortë me rreth 650 sipërmarrës, krijues të ndryshimeve dhe drejtues të lartë dhe mund të lindë frymëzimi nga personalitete të ndryshme.

Me këtë seri ngjarjesh, swissalbs hap dyert për anëtarët e saj, në mënyrë që të krijohet mundësia unike për të krijuar dhe përdorur rrjete të synuara dhe potencial sinergjik.

Më shumë fotografi të realizuara nga Fiona Murtaj: