Lajme
Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat do kthehen shumë shpejt në shtëpi
Trump: I dhamë fund konfliktit me Iranin, Teherani pranon të mos zotërojë armë bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje historike me Iranin, duke pretenduar se ajo i ka dhënë fund konfliktit mes dy vendeve dhe ka siguruar angazhimin e Teheranit për të mos zotëruar kurrë armë bërthamore, përcjell albinfo.ch.
Trump i bëri këto komente gjatë një tubimi virtual në mbështetje të kandidatit për Senat, Barry Moore, ku tha se negociatat me Iranin janë përmbyllur me sukses dhe se marrëveshja përmbush kërkesat kryesore të Uashingtonit.
“Nuk e di nëse keni dëgjuar, por sot i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord që të mos kenë kurrë armë bërthamore, gjë për të cilën ne kemi këmbëngulur. Sot i mbyllëm llogaritë me Iranin. Njerëzit do të fillojnë të kthehen në shtëpi shumë shpejt”, deklaroi Trump para mbështetësve të tij.
Sipas presidentit amerikan, marrëveshja është praktikisht e finalizuar dhe përfshin masa që synojnë kufizimin e programit bërthamor iranian, një çështje që prej vitesh ka qenë në qendër të tensioneve mes Washingtonit dhe Teheranit.
Trump theksoi gjithashtu se një nga rezultatet e kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe kthimi gradual i ushtarëve amerikanë në vend, duke e cilësuar zhvillimin si një fitore të rëndësishme diplomatike dhe strategjike për Shtetet e Bashkuara.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit kanë qenë ndër temat më të ndjeshme në politikën ndërkombëtare, ndërsa detaje të tjera rreth marrëveshjes pritet të bëhen publike në ditët në vijim./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës Sipas hulumtuesit të Demokracisë në Veprim, rezultati i votimit jashtë vendit mund të jetë vendimtar për... -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













