Lajme
Trump premton kalim paqësor të pushtetit
Para pak orësh, Kongresi Amerikan ka certifikuar Bidenin si President i Amerikës, duke e shpallur fitues të zgjedhjeve në SHBA. Nga ana tjetër, Donald Trump premton kalim paqësor të pushtetit, por mbetet i bindur se zgjedhjet janë manipuluar, përcjell albinfo.ch.
Nën hijen e rëndë të zhvillimeve të dhunshme, në Kongresin Amerikan dhe në Dhomën e Përfaqësuesve u konfirmua fitorja e kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor të vitit të kaluar. Kongresmenët me shumicë konfirmuan fitoren e Bidenit në të dy dhomat. Ndërsa zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence, e shpalli fitoren e demokratit Biden. Me këtë vendim hapet rruga për ndërrimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Më parë fitorja e Bidenit është konfirmuar si në Kongres, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku Bideni fitoi 282 vota, ndërsa kundër ishin 138 të tjerë.
Trumpi, para dorëzimit
Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, bën të ditur se ai do të pranojë humbjen dhe do të dorëzojë me mjete paqësore pushtetin më 20 janar. Edhe pse ai është i bindur se “rezultati i zgjedhjeve është manipuluar dhe nuk është në pajtim me faktet”, dorëzimi i pushtetit do të bëhet me mjete paqësore dhe në mënyrë të rregullt më 20 janar, shkruan në Twitter një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Merkel, e shokuar me zhvillimet
Kancelarja Angela Merkel është shprehur e shokuar me dhunën e parë në Kongresin amerikan. “Më kanë shqetësuar thellë dhe më kanë zemëruar shumë pamjet nga Kapitoli”, tha Merkel në Berlin. Kancelarja tha se një nga rregullat elementare të demokracisë është se pas zgjedhjeve ka fitues dhe humbës. Merkel u shpreh e bindur se “demokracia do të dëshmohet më e fuqishme se sulmuesit dhe njerëzit e dhunshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës Filmi i parë artistik i Fisnik Maxville, “The Land Within”, tregon historinë e një kosovari të...
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
Jeta në Austri
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë? Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e sezonit të rriqrave, cila është vaksina e Austrisë ndaj...
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?