Lajme
Trump: Pa mua Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli nuk do të kishte mbijetuar pa mbështetjen e tij gjatë konfliktit të fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara ishte vendimtar për sigurinë e shtetit izraelit.
Duke folur në emisionin The Axios Show, Trump tha se ndërhyrja e tij dhe e administratës amerikane ishte thelbësore për Izraelin.
“Nëse nuk do të ishte për Donald Trumpin, Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht”, deklaroi ai.
Trump theksoi gjithashtu fuqinë ushtarake dhe mbështetjen që SHBA-ja i ka ofruar Izraelit.
“Ne jemi ata që i kemi armët, ne jemi ata që e kemi të gjithë marrëveshjen, ne jemi ata që i kemi bombarduesit B-2”, u shpreh presidenti amerikan.
I pyetur për marrëdhënien e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se raportet mes tyre janë të mira, por shtoi se herë pas here është e nevojshme ta frenojë atë.
“Janë mirë, por duhet ta mbajmë pak të frenuar”, tha ai.
Trump u pyet edhe nëse ka mundësi të ndikojë që Izraeli të mos ndërmarrë sulme të tjera në Liban. Ai u përgjigj se gëzon respekt të madh nga udhëheqja izraelite.
“Po. Ata kanë shumë respekt për mua dhe bëjnë siç them unë”, deklaroi Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













