Lajme
Trump humb edhe mbështetjen e republikanëve
Kundërshtimevt e republikanëve në Kongres mbi procesin e përcaktuar në kushtetutë të numërimit të votave elektorale që vërtetojnë se demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të pritshme.
Trazirat e shkaktuara nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet ishin të manipuluara, shkaktuan çarje në murin e mbështetjes republikane për Presidentin Trump.
“Partia Republikane, për fat të keq, po i shërben kultit të individit. Të jesh republikan do të thotë të mbështesësh Presidentin Trump pa marrë parasysh se për çfarë”, thotë Chris Edelson, profesor në Universitetin Amerikan.
Por, besnikëria e pashtershme e Nënpresidentit Mike Pence përfundoi të mërkurën, kur u tha mbështetësve atë që i tha Presidentit Trump një ditë më parë, se ai nuk gëzonte autoritet që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve. Presidenti Trump e vazhdoi presionin ndaj Nënpresidentit Pence gjatë një tubimi pranë Shtëpisë së Bardhë, disa orë para se të fillonte numërimi. “Gjithçka që Nënpresidenti Pence duhet të bëjë është t’ua dërgojë përsëri shteteve për t’u çertifikuar dhe ne marrim presidentin dhe ju jeni njerëzit më të lumtur”, deklaroi Presidenti Trump përpara turmës, shkruan VOA.
Para se turma të hynte me forcë në Kapitol, udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, paralajmëroi kolegët e tij mbi rrezikun politik me të cilin përballeshin duke kundërshtuar.
“Kushtetuta na jep këtu në Kongres një rol të kufizuar. Votuesit, gjykatat dhe shtetet kanë folur të gjitha. Të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ato, kjo do ta dëmtonte republikën tonë përgjithmonë”, tha Senatori McConnell.Senatori Josh Hawley nga Mizuri ishte i pari që kundërshtoi numërimin e votave elektorale.
Pasi turma u shpërnda dhe në Senat u rivendos rendi, Senatori Hawley nuk u smbraps edhe pasi trazirat kishin forcuar vendosmërinë e demokratëve dhe disa republikanëve për të miratuar fitoren e zotit Biden. “Për ata që thonë se kjo është thjesht një formalitet sot, një ceremoni antike në të cilën jemi angazhuar për disa qindra vjet, nuk mund të them se jam dakord. //… mundësia për t’u dëgjuar, për të regjistruar kundërshtime është shumë jetësore sepse ky është vendi ku ato kundërshtime duhen dëgjuar dhe trajtuar, debatuar dhe zgjidhur përfundimisht”, tha ai. Senatori Mitt Romney, kandidati republikan për president në 2012, e vuri përpara përgjegjësisë senatorin e ri e të tjerë mbi mbështetjen e pretendimeve të pabazuara të Presidentit Trump për manipulim në zgjedhje.“Asnjë hetim nga ana e kongresit nuk do t’i bindë kurrë këta votues, veçanërisht kur presidenti do të vazhdojë të thotë se zgjedhjet u vodhën. Mënyra më e mirë për të treguar respekt për votuesit e irrituar është duke u thënë atyre të vërtetën…
Kjo është barra, kjo është detyra e udhëheqjes. E vërteta është se Presidenti i zgjedhur Biden fitoi zgjedhjet. Presidenti Trump humbi. Unë atë përvojë e kam pasur vetë. Nuk është argëtim”, tha ai. Ndërsa i kanë mbetur vetëm pak ditë nga përfundimi i mandatit, Presidenti Trump përballet me mundësinë e një votimi të dytë për shkarkim, i cili mund të detyrojë anëtarët e partisë së tij, që në një mënyrë a një tjetër të ketë një qëndrim mbi këtë çështje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










