Lajme
Trump gjobitet për shpërfillje të Gjykatës
Gjykatësi që kryesonte gjyqin e Donald Trump në Nju Jork e gjobiti ish-presidentin me 9000 dollarë për shpërfillje të gjykatës dhe kërcënoi se do ta “burgoste” për shkeljen e një urdhri që e ndalonte të bënte deklarata kundër dëshmitarëve dhe jurisë.
“Është paralajmëruar se Gjykata nuk do të tolerojë shkelje të vazhdueshme të qëllimshme të urdhrave dhe nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme, do ta dënojë atë me burg”, tha gjykatësi Juan Merchan në një vendim me shkrim.
Gjykatësi e shpalli vendimin e tij para Trump në fillim të seancës së sotme. Ai e gjobiti atë me 1000 dollarë për çdo shkelje (nëntë gjithsej) të urdhrit të tij.
Përpara se të fillonte gjyqi, gjykatësi e ndaloi Trump të sulmonte verbalisht dëshmitarët dhe anëtarët e jurisë, siç bën rregullisht përmes postimeve në rrjetin Truth Social.
Që nga dita e parë e gjyqit, më 15 prill, prokurorët kërkuan të ndëshkonin Trump për deklaratat e tij kundër Daniels dhe ish-avokatit të tij, Michael Cohen, i cili është bërë armiku i tij i betuar dhe është një dëshmitar kryesor i prokurorisë në këtë rast. Merchan gjithashtu urdhëroi Trump të fshinte postimet nga Truth Social.
Ish-presidenti është në gjyq për falsifikimin e dokumenteve financiare për të fshehur paratë që kishte paguar për të mbajtur të fshehtë një skandal seksual me ish-pornostaren Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani Vitin e kaluar në Gjermani numri i krimeve të motivuara politikisht të raportuara në polici arriti...
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
-
Muharrem Salihu, i gatshëm për deputet në Parlamentin Evropian
-
Inteligjenca e mërgimtarit shqiptar vlerësohet lart, kualifikohet në finalen e kampionatit të matematikës
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi