Lajme
Tri qytetet me ajrin më të pastër në Evropë
Ajrin më të pastër në Evropë e ka qyteti suedez Umeo, i pasuar nga Tampere në Finlandë dhe Funshal në Portugali, konfirmohet nga Agjencia Evropiane për Ambient (EEA).
Ndërsa qytetet me ajrin më të ndotur janë Sonch në Poloni dhe Kremona në Itali. Banorët e më shumë se gjysma e 323 qyteteve ku është matur cilësia e ajrit gjatë viteve 2019-2020, thithin ajrin e ndotur – e pjesa më e madhe e tyre janë në Poloni dhe Itali, transmeton Albinfo.ch.
Cilësi të mirë të ajrit e kanë 127 qytete, që do të thotë se në këto vende niveli i pluhurit është më i vogël se 2,5 mikrometër (PM2,5) nën përqindjen e lejuar nga 10 mikrogramë për metër kub ajër që e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në top dhjetëshen e qyteteve me koncentrimin prej PM2,5 gjenden dy qytete suedeze – Stokholmi dhe Upsala, tri në Estoni – Talini, Narva dhe Tartuja si dhe Bergeni në Norvegji dhe Salamanka në Spanjë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











