Lajme
Tri ngjarjet më të mëdha për xhudistët kosovarë gjatë këtij viti
Si asnjëherë më parë xhudistët e Kosovës mund të fitojnë tri medalje nga kampionatet më të mëdha brenda një viti.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar kalendarin e garave për këtë vit, ndërsa pjesë e tij është Evropiani, Botërori dhe turneu i xhudos në Lojërat Olimpike. Kështu Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova do të kenë mundësinë që gjatë një viti kalendarik të luftojnë për tri medaljet më të vlefshme.
Gara e parë për xhudistët kosovarë do të jetë në Doha të Katarit, prej 11 deri më 13 janar. Mbahet Mastersi, përkatësisht gara ku paraqiten vetëm më të mirët në kategori. Pesë xhudistë të Kosovës janë të kualifikuar për këtë garë.
Në shkurt mbahet Grand Slami i Tel Avivit (18-20) si dhe kupa kontinentale. Në fillim të marsit është Grand Slami në Uzbekistan e në fund të marsit edhe Grand Slami në Tbilisi të Gjeorgjisë. Një turne tjetër i nivelit Grand Slam mbahet prej 1 deri më 3 prill në Antalya, shkruan koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Medaljen e parë nga kampionatet, xhudistët kosovarë do ta kërkojnë prej 16 deri më 18 prill kur mbahet Evropiani në Lisbonë të Portugalisë.
Më 8 e 9 maj është Grand Slami i Parisit, ndërsa Botërori i seniorëve është prej 6 deri më 13 qershor në Budapest të Hungarisë. Budapesti është qytet ku xhudistët kosovarë kanë fituar medalje të shumta dhe njëjtë pritet të jetë edhe këtë herë, raporton KOHA.
I gjithë fokusi i xhudistëve është për të arritur formën më të lartë për Lojërat Olimpike të Tokios. Garat e xhudos mbahen prej 24 deri më 31 korrik. Të paktën pesë xhudistë kosovarë pritet të jenë pjesë e Lojërave Olimpike, me normë të fituar.
Për shkak të pandemisë vjet është mbajtur vetëm Evropiani. Lojërat Olimpike janë shtyrë, ndërsa nuk u mbajt as Botëror. Në vitet kur mbahet Olimpiada, nuk mbahet Botërori i xhudos. Por këtë herë, për shkak të rrethanave, kjo ka ndryshuar.
“Të gjitha këto ngjarje janë të konfirmuara. Ka kohë dhe hapësirë edhe për ngjarje tjera, nëse situata me shëndetin e lejon këtë”, ka shkruar IJF-ja.
Ndër vite xhudistet kosovare i kanë fituar të gjitha medaljet e mëdha. Por tani kanë rast unik që të gjitha t’i fitojnë brenda një viti të vetëm.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













