Kosova
Treni shkel 61-vjeçaren në Pejë, policia po heton rastin
Një 61-vjeçare ka mbetur e vdekur sot pasi është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë të Pejës. Rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”.
Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, më 30.09.2019, rreth orës 12:40, është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë, Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtarëve. Menjëherë policia ka dalë në vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958)”, thuhet në komunikatë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, përcjell albinfo.ch.
Hetuesit rajonalë të DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














