Lajme
Tre persona vdesin nga rrufeja që goditi Shtëpinë e Bardhë
Të vdekurit janë një çift i moshuar dhe një 29 vjeçar
Shtëpia e Bardhë në SHBA është goditur të premten nga rrufeja dhe për pasojë tre persona kanë vdekur, mes të cilëve edhe një çift i moshuar nga Wisconsin, raporton Albinfo.ch.
James Mueller, 76 vjeç dhe Donna Mueller, 75 vjeç, po vizitonin kryeqytetin amerikan për të festuar 56-vjetorin e martesës, tha mbesa e tyre. Të premten vdiq edhe një 29-vjeçar i paidentifikuar, ndërsa person i katërt është plagosur rëndë.
Viktimat ishin në Lafayette Park në kohën kur u goditën nga rrufeja. Afërsia e parkut me selinë e presidencës amerikane nënkupton se anëtarët e Shërbimit Sekret të SHBA ishin ndër njerëzit e parë që u kujdesën për viktimat.
Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi për këtë zonë të enjten.
Një pjesë e parkut ka mbetur e mbyllur pas incidentit.
Rreth 40 milionë goditje rrufeje godasin tokën në SHBA çdo vit, por gjasat që dikush të goditet janë më pak se një në një milion dhe pothuajse 90% e të gjitha viktimave të tilla mbijetojnë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












