Kosova

Tre persona dyshohet se rrahën regjistruesin e ASK-së në Pejë

Të shtunën një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës është ankuar pranë Policisë së Pejës se tre persona e kanë sulmuar fizikisht derisa po kryente punën e tij për regjistrimin e popullsisë.

“Ankuesi mashkull/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovarë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.