Kosova
Trajneri i ri i Kosovës flet për sfidat që vijnë
Slloveni Primozh Gliha ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Këtë pozitë do ta mbajë për një kohë dhe i njëjti ka tre vjet që është i punësuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Gliha ka drejtuar Kosovën në dy ndeshje.
“Në reprezentacion lojtarët luajnë për familjen. Për prindërit e tyre. Vetëm më pas luajnë për vete. Kur luan, për shembull në Lazio, luan për para. Kur luan për vendin tënd, e përfaqëson familjen, gjyshin, gjyshen, nënën, babain, motrën, vëllain. Të gjithë. Pas ndeshjes me Greqinë u kam thënë lojtarëve që tani e tutje familjet do të jenë krenare me ju. Atje u kam thënë lojtarëve që unë më nuk do të pësoj humbje”, ka thënë Gliha për KOHËN.
Ai ka drejtuar Kosovën në humbjen 2:0 nga Jordani më 10 nëntor të vitit 2021, e më pas në barazimin 1:1 me Greqinë në Athinë, më 14 nëntor 2021.
“Atë ndeshje me Greqinë është dashur ta fitojmë. Zhegrova kishte situatë pak minuta para fundit. Më pas në rast të mirë ishte edhe Vojvoda. Kam hyrë në zhveshtore dhe u kam thënë lojtarëve që me rezultat nuk jam i kënaqur. Unë i kam parë në televizion të gjithë ndeshjet e Prishtinës kur kanë luajtur Muriqi, Vokrri. Edhe tani duhet të jetë ashtu, lojtarët të vdesin për tifozët. Mund të humbësh në terren, por duhet të dalësh me kokën lart. Që të japin më të mirën dhe këtë ta ndiejnë edhe lojtarët. Ta kenë ndërgjegjen e pastër”, ka theksuar Gliha, përcjell albinfo.ch.
Vështirësi për të thotë se është ndërrimi i mentalitetit të përfaqësuese së Kosovës, pasi lojtarët pas humbjeve humbin edhe vetëbesimin.
“Ndryshimi i mentalitetit është gjëja kryesore”, ka thënë Gliha që nuk ka folur ende me drejtuesit e FFK-së, por federata tashmë e ka zyrtarizuar si shef të ri të shtabit teknik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër Për herë të dytë ka hapur dyert Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”, në...
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit