Shqipëria
Tragjedia në Shkodër: Gjendet trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arrazi
Dy ditë më parë është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, Erigea, ndërsa dje u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi
Pas shumë kërkimesh, është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arrazi, Arditi, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për trupin e nënës.
Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Trupi është gjetur në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues. Disa kilometra larg trupit të vajzës që u gjet dje në Dajlan, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Dy ditë më parë është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, Erigea, ndërsa dje u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi. Së bashku me nënën, Alma Arrazi, ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës nga bashkëshorti i Almës dhe babai i tyre, Erdgys Arrazi.
Ky i fundit është vënë në pranga, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre. Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit për gjetjen e trupit të nënës.
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, konfirmoi gjithashtu lajmin, ndërsa falënderoi të gjithë strukturat që po marrin pjesë në këtë operacion dhe banorët e fshatrave, që ndihmuan vullnetarisht.
“Gjej rastin të ngushëlloj familjarët për këtë tragjedi. Dua të falënderoj të gjitha strukturat pjesëmarrëse në këtë aksion, që 24/7 po bëjnë të mundur gjetjen sa më shpejt të viktimave. Dua të falënderoj edhe banorët e fshatrave, të cilët janë ofruar vullnetarisht për të bërë të mundur që ky aksion të përfundoj. Sapo morëm lajmin që u gjet edhe fëmija i vogël dhe shpresojmë që së shpejti të gjejmë edhe viktimën e fundit të kësaj tragjedie dhe operacioni do të mbyllet. Do të jemi këtu deri në gjetjen e turpit të nënës së fëmijëve”, tha prefektja.
Angoni u bëri gjithashtu thirrje grave që të denoncojnë dhunën dhe të mos heshtin. “Të gjithë vajzat dhe gratë duhet të denoncojnë dhunën në rastin më të parë, në të gjitha strukturat që ofrojnë ndihmë ndaj tyre”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










