Shqipëria
Tiranë: Mbahet samiti i tretë i diasporës shqiptare
Në Tiranë gjatë ditës së sotme është zhvilluar Samiti i tretë i Diasporës, ngjarje që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si mundësi për të gjithë shqiptarët që të shkruajnë “një faqe të re” me bashkëpunim e objektiva të përbashkët, shkruan albinfo.ch.
“Ky takim dyditor është një mundësi që të komunikojmë bashkë për të shkruar një tjetër faqe të re për shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën se si do u qasemi sfidave të botës ku jetojmë”, tha Rama.
Samiti mblodhi në Tiranë përfaqësues të institucioneve, politikës dhe shoqërisë civile nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe nga disa vende të botës, ndërsa duke folur për shqiptarë të suksesshëm në mbarë botën si Mira Murati, Dua Lipa, Ermonela Jaho, Rita Ora, Igli Tare, Lorik Cana e të tjerë, kryeministri Rama tha se nga suksesi i tyre vjen një mësim për të gjithë shqiptarët, përcjell REL.
“Mësimi është se asnjë ëndërr sado e madhe, kur njerëzit e shohin me sy hapur, nuk është e paarritshme, por varet sa janë të gatshëm ta synojnë ta arrijnë dhe të paguani të gjithë kostot e asaj përpjekjeje. Si sot shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre, jo vetëm për të marrë vendimet aty kudo që janë, dhe si kurrë me parë, faktet nuk kanë folur dhe flasin sot në mënyrë inkurajuese për të ushqyer besimin sepse kemi shumë për të bërë, për të ngjitur në majë, ku do shkruhet fjala jonë në historinë e botës”, theksoi ai.
Rama gjatë fjalës së tij dje, më 22 nëntor, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ditë që është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, të njihet si e tillë edhe në Shqipëri, si dhe sugjeroi ta bëjë edhe Kosova, ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i bëri thirrje politikës të garantojë votën e emigrantëve si një e drejtë kushtetuese.
“Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë të drejtën për të votuar, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë, duhet të këtë përfaqësim politik që do i japë zë shqiptarëve jashtë vendit. Ne u jemi borxhlinj për kontributin e madh që ju jepni”, tha presidenti Begaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës, tri komuna në jug të Serbisë, jo vetëm që përballen me diskriminim e vazhdueshëm, por edhe me “spastrim etnik”.
“Vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Iu themi se nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë vëllezër dhe motra të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, tha Osmani.
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kërkoi që shqiptarët në rajon të jenë të unifikuar, pasi duhen sheshuar problemet mes vetes për të siguruar bashkëpunimin që kërkohet për projekte të përbashkëta.
Ky është samiti i tretë i diasporës që organizohet nga Qeveria Rama teksa samite të ngjashme janë mbajtur më 2016 dhe 2019.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











