Shqipëria
Tirana nderon ish-krerët e UÇK-së me titullin “Qytetar Nderi”
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka vendosur t’u japë titullin “Qytetar Nderi” katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Vendimi, i propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak. Sipas raportimeve të A2 CNN, ky vlerësim lidhet me rolin dhe kontributin e tyre në historinë e Kosovës dhe gjatë luftës së UÇK-së.
Ky zhvillim vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të 16 shtatorit, ku katër ish-krerët u shpallën fajtorë për krime lufte. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
Aktgjykimi ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare. Në Prishtinë, pas shpalljes së vendimit, janë zhvilluar edhe protesta.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale, duke u bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e, siç thuhet në deklaratë, së vërtetës dhe pastërtisë së luftës çlirimtare.
Në deklaratë kërkohet gjithashtu hartimi i një strategjie të përbashkët shtetërore, e cila do të përfshinte veprime juridike, institucionale dhe diplomatike.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











