Lajme
TikTok-u ua ndalon të miturve të hyjnë “Live”
Nga muaji i ardhshëm pritet që rrjeti social TikTok, ta ndryshojë moshën minimale për transmetim të drejtpërdrejtë (LIVE), nga mosha 16 vjeç sa është tani në 18.
Në bazë të kësaj të miturit do ta kenë të ndaluar të hyjnë “LIVE” në TikTok.
Sipas një hetimi të BBC News, kishte qindra llogari që hynin live nga kampet e refugjatëve sirianë ku fëmijët luteshin për donacione.
Disa prej tyre merrnin deri në 1,000 dollarë në orë. Por, Tiktok-u ua kishte marrë 70% të shumës së grumbulluar nga lojërat e zhvilluara në të.
Pritet, që në vazhdim vetëm të rriturit të jenë në gjendje të dërgojnë dhurata virtuale.
Sidoqoftë, është e paqartë se si TikTok do t’i zbatojë këto kufizime moshe.
BBC News, pas hulumtimit kishte raportuar 30 llogari që përdornin fëmijët duke lypur dhurata, TikTok tha se nuk kishte pasur shkelje të politikave të tij në asnjë prej rasteve.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












