Jeta në Zvicër
Ticino: Christian Vitta synon t’ia zë vendin Didier Burkhalter
Këshilltari i Ticino-së, Christian Vitta është duke treguar interesim për vendin e punës së Didier Burkhalter. Por, FDP/PLR-i ka thëne se nuk do të shkojë kundër seksionit të partisë së tij, nëse ajo mbështet një kandidat të vetëm
Christian Vitta është ministër i financave të Ticino-së për dy vjet dhe i takon, sipas tij, “një brezi tjetër të politikanëve”. Me moshë 44 vjeçare, ai është më i ri dhe më i preferuar se kolegu i tij i partisë Ignazio Cassis, 56 vjeçar.
Ky i fundit me siguri se ka kartat më të mira në dorë, në qoftë se Ticino vendos të paraqesë vetëm një emër, vë në dukje Christian Vitta në një intervistë për gazetën Blick, njofton albinfo.ch.
Skenari do ishte krejt ndryshe nëse seksioni i partisë së Ticino-së vendos të paraqes disa kandidatë, thotë Christian Vitta. Ky i fundit është nënkryetar i FDP/PLR-it të Zvicrës dhe anëtar i Këshillit të Bankës Nacionale SNB që nga viti 2016. Ai shërbeu nga viti 2001 deri në vitin 2015 në Parlamentin kantonal të Tiçino-së dhe ka udhëhequrqytetin e Sant’Antonio për pesëmbëdhjetë vjet me radhë. Ai është baba i tre fëmijëve.
Vendimi i partisë kantonale do të merret më 1 gusht
Për arsye strategjike, partia FDP/PLR e Ticino-së ka vendosur të paraqesë vetëm një kërkesë për suksesion të Didier Burkhalter.
Palët e interesuara kanë deri më 10 korrik për të njoftuar për interesin e tyre dhe do të vendosin më 1 gusht. Ndërsa seksionet kantonale të FDP/PLR-it kanë kohë deri më 11 gusht për të paraqitur një kandidat. Një komitet përzgjedhës do të shqyrtojë propozimet, por është grupi parlamentar i cili do të zgjedhë më 1 shtator biletën zyrtare të partisë. Asambleja Federale do ta ketë fjalën e fundit më 20 shtator.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












