Kosova
Thirrje për Marshin për Drejtësi – Gjenevë, 30 gusht 2025
Ky Marsh paqësor në Gjenevë dhe një manifestim paralel që mbahet në Bruksel janë të koordinuara nën moton e përbashkët: "Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë!"
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, ju bëjmë thirrje të bashkoheni në Marshin për Drejtësi në Gjenevë, të shtunën më 30 gusht 2025, përkrah familjeve, shoqatave dhe dëshmitarëve që vijnë nga Kosova.
Mbi 1 600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur që nga lufta në Kosovë. Pas çdo emri fshihet një histori, një jetë e ndërprerë, një familje që ende pret me dhimbje e shpresë. Mungesa e tyre është plagë e hapur dhe kujtimi i tyre na thërret të gjithë të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë.
Nga Kosova
Në Gjenevë do të jenë të pranishëm, krahas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur nga Kosova, edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të grupit Koordinues të Shoqatave Familjare të të Zhdukurve me dhunë të Kosovës, përfshirë:
• Shoqata “Shpresa dhe Kujtimi”
• Shoqata “For New Life Kosova”
• Shoqata “Martirët e Lirisë”
• Shoqata për Persona të Zhdukur dhe të Burgosur
Këto shoqata sjellin me vete zërin e mijëra familjeve që ende presin përgjigje, duke e bërë këtë Marsh thirrje të fuqishme për kujtim dhe drejtësi.
Pa dyshim që në këtë ngjarje kombëtare edhe pjesëmarrja e autoriteteve shtetrore të Republikës së Kosovës do të jetë zë i fuqishëm i memorjes sonë kolektive kombëtare.
Dëshmi artistike
Marshi do të shoqërohet edhe nga artistë të angazhuar nga Kosova dhe Zvicra, të cilët përmes veprave të tyre do të sjellin homazhe për të zhdukurit dhe përkrahje pa rezerva për familjet e tyre.
Ky Marsh paqësor në Gjenevë dhe një manifestim paralel që mbahet në Bruksel janë të bashkuar e të koordinuara nën të njëjtën moto të përbashkët:
” Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë ! ”
Ne duam t’u rikujtojmë institucioneve evropiane se:
– nuk ka kompromise me fatin e njerëzve,
– kujtimi i të zhdukurve me dhunë është i pavdekshëm,
– dhe se besimi ynë në drejtësi mbetet i pathyeshëm.
Informacionet praktike
– Tubimi: 13h30 – Parc des Cropettes
– Nisja e marshit: 14h00 → Rue de Montbrillant → Avenue de France → Place des Nations
– Homazhe, performancë artistike dhe fjalime: 15h00 – Place des Nations
– Përmbyllja: 17h00
– 18h30: Homazhe në Kopshtin e të Zhdukurve
– 19h30: Aperitiv miqësor e solidar në hapësirën e rezervuar të Lion’s Bar
Ju ftojmë të sillni me vete:
– Një foto të personave të zhdukur
– Një lule, simbol i kërkimit të një vend përkujtimi
– Një flamur, në nder të të gjitha viktimave e në respekt të atdheut
Ju mund të zgjidhni të visheni edhe me kostumet tuaja më të bukura kombëtare, në nderim të origjinës suaj dhe pasurisë ndërkulturore të vendit ku jetoni.
Marshi është paqësor dhe i heshtur.
Është një kohë përkujtimi, dinjiteti dhe solidariteti.
Kosova nuk harron!
Kontakt: Lidhja shqiptare në botë dhe Shoqata kulturore Dora d’Istria: [email protected]
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












