Shqipëria
The Times: Tirana, qyteti më i vizituar në Ballkan
Mediumi prestigjioz “The Times” i ka kushtuar një artikull Tiranës, si qyteti më i vizituar në Ballkan.
Mediumi britanik shkruan se Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ishte krejtësisht i shkëputur nga bota e jashtme, i sunduar nga diktatori komunist Enver Hoxha, por që nga vitet 1990 Tirana është hapur për vizitorët.
Vlerësohet se këto dekada nën komunizëm i ka kompensuar tash me turistët, pasi zonat dikur të harruara janë shndërruar në qendra të rëndësishme tregtare dhe kulturore.
“The Times” shkruan se historia e qytetit është ende e prekshme përmes muzeve të ndryshme që e bëjnë Tiranën një destinacion që ia vlen të vizitohet.
Gazeta jep edhe një lloj guide se çka mund të vizitohet në kryeqytetin shqiptar.
“Vizita për në qytet mund të niset nga Piramida e Tiranës, e cila konsiderohet ndalesa perfekte. Për shumë dekada Piramida qëndroi e braktisur dhe më pas u shndërrua në muze. Por sot, kjo ndërtesë është shndërruar në një qendër teknologjie për të rinjtë.
Nga Piramida vizitorët mund t’i drejtohen Sheshit Skënderbej, ku gjendet statuaja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej dhe disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Tiranës”, shkruan prestigjiozja britanike.
Udhëtarët rekomandohen të vizitojnë xhaminë e Et’hem Beut, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe muzeun e BunkArt, një mega bunker në buzë të qytetit, u krijua fillimisht për të strehuar Hoxhën në rast të një sulmi.
Jo vetëm historia, por edhe bukuritë natyrore të kryeqytetit janë në fokus të prestigjozes britanike.
Liqeni i Tiranës, por edhe mali i Dajtit janë ndër vendet e tjera që rekomandohen. Pamjet spektakulare të qytetit për gazetën britanike ia vlen të eksplorohen përmes ecjeve me biçikletë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














