Kosova
The Telegraf: Rama u drejtohet shqiptarëve: ‘Më shumë fitoni në vendin tuaj se sa në Britani’
Edi Rama u thotë të rinjve shqiptarë se puna në turizmin rural në vendin e tyre do të ishte më fitimprurëse sesa punët në Mbretërinë e Bashkuar
Tashmë kalimi i paligjshëm, kryesisht me gomone nga Kanali Anglez, është kthyer në një ndër rrugët kryesore për shqiptarët për të mbërritur në Britani, përcjell albinfo.ch.
The Telegraph në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se deri në fund të shtatorit, rreth 9000 shqiptarë mund të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
Shkrimi i plotë në “The Telegraf”
Kryeministri i Shqipërisë i ka bërë thirrje popullit të tij që të ndalojë kalimin e Kanalit Anglez me varka të vogla, ndërsa rreth 2000 veta janë grumbulluar në veri të Francës gati për të bërë udhëtimin e rrezikshëm.
Edi Rama u tha të rinjve shqiptarë se në vend që të shpenzojnë mijëra paund për të paguar kontrabandistët për të kaluar Kanalin, ata duhet t’i investojnë paratë në bizneset e turizmit rural, ku do të fitonin më shumë sesa mund të fitonin në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u zotua se qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla mes shqetësimeve se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë të kalojnë Kanalin po rritet.
Zyrtarët e Forcave Kufitare thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të mbërritjeve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga vendi ballkanik. Rreth 2,000 shqiptarë të tjerë thuhet se kanë arritur në Francën veriore dhe tani po jetojnë në kampe të improvizuara ose po grumbullohen në B&B në Dunkirk dhe Calais përpara se të bëjnë kalimin e tyre.
Javën e kaluar, Parlamenti i Shqipërisë mbështeti njëzëri një “memorandum” të ri me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar policët e saj të dërguar në Britani të ndajnë informacione mbi emigrantët në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimin e tyre në Ballkan.
I pyetur në fundjavë për eksodin, zoti Rama u tha gazetarëve: “Së pari, do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë, sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë.”
Ai pranoi se Shqipëria nuk mund t’u ofronte shqiptarëve të njëjtat “kushte” si Britania e Madhe apo Gjermania. “Ne nuk jemi magjistarë,” tha ai. Por ai këmbënguli se Shqipëria kishte “shumë mundësi” për ata që “me të vërtetë duan të arrijnë suksesin e tyre përmes punës”.
- Rama sugjeroi se 20,000 ose 30,000 £ që njerëzit u paguanin trafikantëve për të shkuar në MB, me mbështetjen e qeverisë, mund t’u mundësonin atyre të ndërtonin biznese “agroturizmi” bazuar në pronat e vogla të prindërve ose gjyshërve të tyre.
“Mund të fitoni shumë më tepër para se sa mundeni nga një punë e zakonshme në MB, nëse nuk përfshiheni me rrjete kriminale që mund t’ju joshin me histori me më shumë të ardhura, por që përfundimisht të çojnë në ferr,” tha ai.
Bandat kriminale dhe tregtia e kokainës
Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të shqetësuara për fluksin e shqiptarëve, bandat kriminale të të cilëve dominojnë tregtinë e drogës së kokainës në jug të Anglisë dhe janë zgjeruar në kultivimin e kanabisit, duke përshtatur teknikat agroponike të zhvilluara në Shqipëri për rritjen e bimëve.
Vlerësohet se deri në fund të këtij muaji mund të mbërrijnë në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020.
Monitorimet e bëra në e TikTok, rrjet social i përdorur nga kontrabandistët për të reklamuar shërbimet e tyre, sugjeron se ata po ndryshojnë taktikat e tyre, duke bërë më shumë nisje para agimit për të shmangur zbulimin nga xhandarët francezë dhe duke vënë burra të rinj në krye të varkave si kapiten.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











