Shqipëria
The Sun promovon Vlorën: Aeroporti i ri do të sjellë një dyndje të turistëve britanikë
Vlora, perla e Adriatikut dhe rivierës shqiptare, është kthyer në një atraksion të mahnitshëm turistik për vendas dhe të huaj.
E konsideruar si “Maldivet” e Evropës, qyteti bregdetar ofron gjithçka për turistët, nga historia tek natyra dhe ujrat e kaltra. Gjithçka, dhe madje me kosto të ulët. Përmes një artikulli dedikuar bregdetit shqiptar, gjiganti mediatik “The Sun” promovon plazhet tona si alternativa më fantastike për të kaluar pushimet në Mesdhe.
“Një pikë e nxehtë për pushime, me popullaritet në rritje për shkak të ofertave të lira dhe plazheve të bukura, tashmë do të jetë shumë më lehtësisht e arritshme për britanikët”- shkruan “The Sun”, duke shtuar se me ndërtimin e aeroportit të ri, Vlora pritet të shoh një dyndje të pushuesve që preferojnë të relaksohen në detin e kaltër.
Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është vendosur të hapet në prill 2024 – duke i bërë pushimet shumë më të lehta. Aeroporti prej 90 milionë paund do të ketë një pistë prej dy miljesh dhe mund të mbajë deri në dy milionë pasagjerë në vit.
Ndërsa ende nuk është konfirmuar se cilat linja do të operojnë nga aeroporti, Ryanair njoftoi së fundmi 17 linja të reja drejt Tiranës nga Britania e Madhe. Linjat ajrore me një kosto të ulët mund të ndjekin shembullin kur aeroporti në Vlorë të hapet vitin e ardhshëm. Ka pasur disa kundërshtime pas ndërtimit të aeroportit të Vlorës, për shkak të afërsisë që ka me Lagunën e mbrojtur të Nartës, e cila është shtëpia e mijëra specieve.
Megjithatë, vendasit kanë shpresuar se kjo do të ndihmojë në nxitjen e turizmit në zonë. Adriatik Sela, i cili jeton në fshatin aty pranë, në Akerni, tha për mediat lokale se ai shpreson se biznesi do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës. Ndërkohë, Ministria e Turizmit tha se ata zgjodhën zonën sepse një pistë ajrore ushtarake ishte në ndërtim më parë atje në vitet 1920, raporton “The Sun”.
Artikullit të tabloidit britanik i ka bërë jehonë edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se: “Gjiganti mediatik “The Sun” i ofron publikut britanik më të mirën e bregdetit shqiptar, duke u sugjeruar plazhet tona si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe, për më tepër duke promovuar edhe lehtësinë e aksesit falë investimeve në infrastrukturë dhe së shpejti me aeroportin e Vlorës.”
Riviera shqiptare është rritur në popullaritet këtë verë me britanikët që duan edhe pushime edhe plazh me kosto më të ulët. Jo vetëm që fluturimet janë vetëm disa orë larg nga Britania e Madhe, por birra kushton 1,10 paund dhe hotelet fillojnë nga 20 paund nata./Euronews
E-Diaspora
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari Bëhet e ditur se komuniteti shqiptar në Itali ka marrë pjesë në “Festën e Popujve” në...
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte
-
‘Noli Film Festival’: Kinematografia shqiptare zbret në Boston për 3 ditë
Jeta në Austri
-
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor...
-
Gjashtë gjëra që duhet t’i dini për vizitat te mjeku në Austri
-
Kur janë pushimet shkollore në Austri në vitin 2024?
-
A është më mirë të marrësh me qira apo të blesh pronë në Austri tani?
-
Presidentja Osmani arrin për vizitë në El Salvador, pritet me ceremoni shtetërore