Lajme
Testohet vaksina e përbashkët antiCovid dhe antigrip
Vaksina e kombinuar e quajtur “NanoFlu”, demonstroi përgjigje imune pozitive si ndaj gripit ashtu edhe ndaj SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19
Kompania bioteknelogjike amerikane “Novavax”, që zhvillon vaksinat e gjeneratës së ardhshme për sëmundje të rënda infektive, ka përfunduar provat e para për një vaksinë njëkohësisht të kombinuar antiCOVID dhe anti grip.
Vaksina e kombinuar e quajtur “NanoFlu”, demonstroi përgjigje imune pozitive si ndaj gripit, ashtu edhe ndaj SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen Covid-19.
“Pavarësisht niveleve të ulëta të gripit gjatë pandemisë COVID-19, gripi mbetet një rrezik i rëndësishëm për shëndetin publik global dhe nevoja për vaksina të gjithanshme, më efektive është aq e rëndësishme sa kurrë më parë”, u shpreh në një intervistë për media Gregory M. Glenn, President i kërkimit dhe zhvillimit, Novavax, përcjell Albinfo.ch.
Kjo metodë e re për vaksinat e kombinuara, e cila shfrytëzon platformën teknologjike Novavax dhe ndihmësin Matrix-M, mund të jetë një mjet i rëndësishëm në të ardhmen në luftën afatgjatë kundër të dy këtyre viruseve të dëmshme të frymëmarrjes.
Deri më tash ky lloj vaksinë u eksperimentua te një lloj brejtësish, të cilët kishin nivele të larta të imunizimit dy javë pas vaksinimit, njësoj sikur kafshët e tjera që morën vetëm një lloj vaksine.
Studimet klinike të vaksinës së kombinuar pritet të fillojnë deri në fund të vitit.
“Vaksinat e kombinuara të gripit sezonal dhe COVID ka të ngjarë të jenë kritike për të luftuar variantet e reja COVID-19″, u deklarua Russell Rip Wilson, zëvendëspresident ekzekutiv dhe Drejtor i Përgjithshëm i NanoFlu, Novavax.
Miliona njerëz preken nga gripi çdo vit në SHBA, dhe përkundër përpjekjeve të vaksinimit, aktualisht vaksinat e disponueshme të gripit janë pjesërisht efektive.
“Prova klinike e fazës së tretë të vaksinës NanoFlu arriti të gjitha pikat përfundimtare të tij dhe ne presim që me këtë vaksinë të ndihmojnë në kontrollin e sëmundjes COVID-19 dhe të gripit”, shtoi Ressell Rip Wilson.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













