Lajme
Tërmeti shembi rezidencën me 1000 banorë, arrestohet ndërtuesi turk
Një biznesmen dhe ndërtues turk u arrestua nga prokuroria në aeroportin e Stambollit, teksa po përpiqej të largohej drejt Malit të Zi.
Mehmet Jashar Çoshkun është ndërtuesi i rezidencës Ronesans në qytetin Hatai të Turqisë, e cila u shemb si pasojë e tërmetit që goditi vendin të hënën.
Sipas mediave vendase, policia dhe prokuroria kishin marrë informacione se Çoshkun ndodhej në Stamboll dhe me vete mbante një sasi parash, të cilat do t’i përdorte për t’u larguar nga Turqia.
Biznesmeni ngriti rezidencën luksoze në vitin 2013-të, por ajo u shkatërrua e gjitha nga tërmeti me magnitutë 7.7. Mbi 1000 ishte numri i banorëve të kësaj rezidence, ndërkohë që viktimat mes tyre kanë qenë të shumta.
Ekspertët vendas dhe të huaj deklarojnë se mosrespektimi i rregullave të ndërtimit shkaktoi numrin e lartë të viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












