Kosova
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë kryetemë në mediat ndërkombëtare
Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë bërë kryetemë edhe të mediave ndërkombëtare, pas vendosjes së barrikada në veri të Mitrovicës.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i njohur për dramat e tij, ka bërë me dije se ka ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake. Mjaftuan këto deklarata që “BBC”-ja, “Sky News”-i, “AP”-ja dhe shumë media të tjera të raportojnë për tensionet në rritje në veri të Mitrovicës. “BBC”-ja ka raportuar se nga Prishtina zyrtare nuk ka pasur komente mbi pretendimet e serbëve se po bëhen kinse gati për sulm në veri të vendit. Ndërsa “AP”-ja ka theksuar se Serbia që është e armatosur me donacionet ruse, prej kohësh po kërcënon me ndërhyrje ushtarake. “France Press” ka raportuar se situatës aktuale i kanë paraprirë tensionet, ku pati të shtëna dhe shpërthime pas bllokimit të rrugëve. Kurse “Deutsche Welle” ka vlerësuar se tensionet në rritje ekzistojnë për më shumë se dy dekada pas luftës brutale në Kosovë. Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme Dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm nga aksidentet rrugore në Austrinë e Epërme arrin në pothuajse 1.6...
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?
-
Si të mos ‘përplaseni’ nga një tren austriak i mbipopulluar?
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri?