Lajme
Të paktën 132 të vdekur, tërmeti i fuqishëm godet Kolumbinë
Tërmeti në Kolumbi, mbi 130 të vdekur: SHBA ofron 15.5 milionë dollarë ndihmë
Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë, duke shkaktuar shembje ndërtesash, evakuime masive dhe të paktën 132 viktima. Qeveria kolumbiane ka shpallur situatën “fatkeqësi kombëtare” pas një mbledhjeje emergjente, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti u regjistrua pak pas orës 07:30 me kohën lokale, me epiqendër pranë San José del Palmar, rreth 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bogota. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në shekullin XXI.
Ndër zonat më të prekura është Pereira, ku janë raportuar të paktën 47 viktima. Në departamentin Chocó, pranë epiqendrës, janë regjistruar 12 të vdekur, ndërsa në Valle del Cauca janë raportuar 27 viktima, përfshirë të paktën tre fëmijë. Në qytetin Cali, 15 persona kanë humbur jetën.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore. Një pjesë e një spitali universitar në Cali është shembur, ndërsa në Manizales është dëmtuar një nga kullat anësore të katedrales neo-gotike të qytetit.
SHBA ofron 15.5 milionë dollarë ndihmë
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 15.5 milionë dollarë ndihmë për Kolumbinë, përfshirë strehim emergjent, furnizime, mbrojtje dhe vlerësime të dëmeve nga tërmeti.
Departamenti amerikan i Shtetit e ka cilësuar katastrofën si “shkatërruese”, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











