Lajme
Gjenevë: Pacientëve me kancer u zbutet dhimbja pas infektimit me Covid-19
Tek ata, sipas mjekëve të HUG, Gjenevë, infektimi me Covid-19 ka çuar në lehtësim të përkohshëm ose madje edhe në zhdukjen e dhimbjes
Mjekët në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG) kanë vëzhguar në vazhdimësi tre pacientë me kancer të cilët kishin pasur dhimbje kronike nga kjo sëmundje, transmeton albinfo.ch.
Tek ata, sipas konstatimit të mjekëve në fjalë, infektimi me Covid-19 ka çuar në lehtësim të përkohshëm ose madje edhe në zhdukjen e dhimbjes, raporton srf.ch.
Sipas artikullit të tyre shkencor në revistën e specializuar “Pain”, mjekët dyshojnë se ky lehtësim i papritur i dhimbjes pas infektimit me koronavirus mund të shkaktohet nga një mosfunksionim i sistemit nervor. Si rezultat, dhimbja nuk perceptohet pak a shumë fort.
Shkaku mund të jetë vetë virusi, i cili sulmon qelizat nervore, ose reagimi i tepërt i sistemit imunitar, i cili mund të vërehet tek rrjedhat e rënda të sëmutrjes nga Covid-19.
Sipas studimit, tre pacientët me kancer ishin burra të moshës 67 deri në 84 vjeç, përcjell albinfo.ch. Ata nuk i janë përgjigjur trajtimit me opioid për dhimbjet e tyre të forta.
Njëri prej pacientëve kishte dhimbje që ktheheshin gradualisht pas shërimit nga Covid-19.
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm për piano nga Kosti Deti
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte