Lajme
Të mirat e patates
Patatja është burim i shkëlqyeshëm me fibra që nxitin tretjen, kalium, vitamina B dhe C, mangan
- Ul shtypjen e gjakut
Patatja pa të drejtë largohet nga menyja, sepse shton në peshë, por patatja nuk ndikon të shtoni peshë nëse konsumohet pa shtesa yndyrore. Ky artikull është burim i kaliumit, përderisa një patate përmban katër herë më shumë kalium në krahasim me një banane. Kaliumi është kyç për hidratim të trupit dhe ndihmon në shtypjen e gjakut.
- Nxit tretjen
Patatja është e pasur me fibra, e kjo sidomos vlen nëse e hani me lëvore. Një patate përmban rreth shtatë gramë fibra, prandaj gjellët ku është e përfshirë patatja ju ngopin dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë, por edhe nxitin tretjen e ushqimit. Po ashtu, studimet tregojnë se konsumimi i patates ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe kolesteroli.
- Përmban vitamina C
Në lëvoren e patates gjendet një sasi solide e vitaminave C, rreth 29 mg në një patate të madhe, që është gjysma e nevojës për dozë ditore. Për këtë arsye duhet ta konsumoni sepse ngrit sistemin imun, por edhe ndihmon në shërimin e plagëve.
- Patatja mbron eshtrat
Patatja përmban mangan, substancë pak të njohur që luan rol të rëndësishëm në procedimin e proteinave si dhe luan rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Patatja është kyçe në ndërtimin e eshtrave dhe mbron nga osteoporoza, ndërsa që një patate e madhe përmban rreth 33 për qind të nevojave ditore të manganit.
- Patatja është e pasur me vitamina B6
Patatja është e pasur me vitamina B6, që luan rol të rëndësishëm në shëndetin kardiovaskular, por edhe në tretje, imunitet, ndërtim të muskujve dhe sistemin nervor. Një patate përmban rreth 46 për qind të nevojave të sugjeruara ditore për vitamin.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










