Jeta në Zvicër
Të huajt u japin më shumë para xhepi fëmijëve të tyre se zviceranët
Zviceranët nuk pëlqejnë të flasin për para. Çuditërisht, megjithatë janë siguruar informacione mbi çështjen e parave në familjet e tyre, në kuadër të një studimi të CS. Janë intervistuar 14,000 njerëz, 7200 nëna dhe baballarë me fëmijë të moshë mes 5 dhe 14 vjeç, shkruan albinfo.ch.
Prej 7 vjeç, mbi 50 për qind e fëmijëve në Zvicër marrin para të xhepit. Për 10-vjeçarët është mesatarisht 14 franga në muaj, me 12 mbi 23 franga. Mesatarisht, 14-vjeçarët tashmë kanë më shumë se 48 franga në muaj.
Vajzat marrin para xhepi prej moshës 8 vjeçe. Djemtë tashmë me 7 vjet kanë para në xhepat e tyre. Por, në krahasim me vajzat, ata marrin më shumë: 9 dhe 13 vjeç, ata marrin 2 franga më shumë në dispozicion në muaj nga prindërit e tyre.
Prindërit e familjeve të pasura me fëmijë paguajnë më pak për fëmijët e tyre. Fëmijët që rriten në fshatra marrin më pak se fëmijët e qytetit.
Prindërit në Kantonin Ticino janë më bujarë. Ata u japin më shumë fëmijëve të tyre para xhepi.
Të huajt harxhojnë më shumë se sa zviceranët për fëmijët e tyre.
Mbi 25 për qind e zviceranëve konsiderojnë 10 franga si të përshtatshme për një fëmijë 10-vjeçar. 40 për qind e të huajve thonë se ata shpenzojnë më shumë se 20 franga.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












