Lajme
Të gjithë pacientët e kujdesit intensiv në St. Gallen janë të pavaksinuar
"Të gjithë shtretërit në njësinë e kujdesit intensiv janë të zënë - dhe të gjithë me njerëz të pavaksinuar", thotë infermieri Gerald M. nga Spitali Kantonal në St.Gallen
Njësia e kujdesit intensiv në Spitalin Kantonal të St. Gallenit ka ekskluzivisht pacientë të pavaksinuar, të sëmurë me Covid. Një infermier tregon për stresin e vazhdueshëm që duhet të durojë stafi i punësuar aty.
30 nga 40 shtretërit e repartit të kujdesit intensiv në këtë spital janë aktualisht të zënë, 22 prej tyre, nga pacientë me Covid. Situata është veçanërisht e rëndë në këtë spital, raporton “FM1 Today”.
“Të gjithë shtretërit në njësinë e kujdesit intensiv janë të zënë – dhe të gjithë me njerëz të pavaksinuar, thotë për mediumin në fjalë infermieri Gerald M. *. “Nuk kemi asnjë pacient të vetëm të vaksinuar në pavijonin tonë për momentin, transmeton albinfo.ch. Në përgjithësi, përqindja e pacientëve të pavaksinuar, të sëmurë nga Covid në njësinë tonë të kujdesit intensiv ka qenë mbi 90 përqind në javët e fundit.
Mirëkuptimi i infermierëve ndaj të pavaksinuarve është në rënie, shpjegon më tej M. “Në fillim isha në gjendje ta përballoja më mirë, por në rrethanat kur kështu vazhdon pa pushim, përfundimisht do të ju mbarojë durimi. Sigurisht që kujdesem për të gjithë pacientët njëlloj dhe në të njëjtin nivel, por ka shumë moskuptim në këtë mes”. Ai nuk mund ta kuptojë përse ata nuk vaksinohen – në fund të fundit, nuk ka vaksinim tjetër, të monitoruar më mirë.
Situata pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë vitit të kaluar. Përveç mungesës së stafit.
“Ekipi ynë është tkurrur aq shumë sa mezi përballojmë ngarkesën e punës, përcjell albinfo.ch. Shumë veta janë larguar nga stacioni relativisht ishpejt dhe janë riorientuar”, thotë M., duke përshkruar situatën. Stafi infermieror nuk ka kohë as “të marrë frymë”: “Sapo ta zhvendosim një pacient, do ta kemi tjetrin aty brenda menjëherë. Kjo të shkatërron nervat”.
Ndërrimet e gjata, përqendrimi i lartë dhe stresi psikologjik janë të lodhshëm.
Shumë njerëz tani mendojnë të gjejnë ndonjë punë tjetër. Por vetë M. nuk mendon kështu veten. “Mendimi im është ende se kjo është një punë shumë interesante dhe e larmishme”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












