Lajme
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe në Zurich. Më 10 maj 2026, filmi do të shfaqet në kinemanë Kino Riffraff, në Cyrih.
Pas suksesit të madh në shfaqjet vendore dhe një serie çmimesh në festivale ndërkombëtare, filmi “Everybody Calls Redjo” me regji nga Iber Deari vazhdon rrugëtimin e tij jashtë vendit.
Filmi është shpërblyer me çmimin Filmi më i Mirë në Bari International Film Festival 2025 në Itali, si dhe me çmime të tjera të rëndësishme, përfshirë Regjia më e Mirë në Tirana Film Festival, Filmi më i Mirë në TIFF ODA Tetovë, Aktorët më të Mirë në TIFF ODA Tetovë, si dhe Hyjnesha në Fron në Prishtinë.
Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe në Zurich.
Më 10 maj 2026, filmi do të shfaqet për publikun në qytetin e Zurichut, në kinemanë Kino Riffraff, me dy termine:
– 15:30
– 18:10
Të dyja shfaqjet do të shoqërohen me prezencën e ekipit të filmit.
“Everybody Calls Redjo” trajton jetën në një fshat ku emigrimi ka lënë pas një realitet të zbrazët, duke ndjekur historinë e personazhit Redjo dhe përditshmërinë e tij në këtë ambient.
Rezervo vendin dhe shijo filmin: https://www.cinu.ch/de-ch/film/everybody-calls-redjo.html
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Maj 2026
- Ora15:30
- LokacioniKino Riffraff
- Data e përfundimit10 Maj 2026 - 18:10
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












