Lajme
Të gjitha vlerat ushqyese të shegës
Shega është një pemë e vogël gjetherënëse, frutet e së cilës kanë një lëng të ëmbël ose pak të athët dhe me aromë të veçantë. Një nga vetitë kryesore të shegës është ajo antioksiduese. Vlerat e shegës kanë qenë të njohura që në kohët e lashta. Shega është e pasur me antioksidantë dhe vitamina C (një shegë përmban pothuajse 20% të nevojave të përditshme të një njeriu të rritur), vitaminë K, vitamina B, proteina dhe karbohidrate. Gjithashtu shega është e pasur me kalium, i cili ndihmon në funksionet qelizore. Kjo frutë është burim mineralesh të tjera, duke përfshirë hekur, kalcium, magnez, fosfor dhe, në një masë më të vogël, mangan dhe zinku. Shega ka shumë pak kalori: rreth 80 kalori për 100 gramë të produktit.
Vlerat ushqyese për 100g shegë:
Uji 77, 93 g
Kalcium 83g
Proteina 1.67 g
Yndyrë 1.17 g
Karbohidratet 18, 7 g
Sheqerë 13, 67 g
Fibra 4 g
Kalcium 10 mg
Shumë studime kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një nga frutat me më shumë efekte shëruese në botë; ndikon në përmirësimin e sëmundjeve të stomakut, zemrës, parandalimin e Alzhaimerit, ndihmon aneminë dhe parandalon rritjen e qelizave kancerogjene.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













