Lajme
Të Gjelbrit, pas suksesit të madh zgjedhor, duan një vend në Qeveri
Shefi i Grupit Parlamentar, Glättli, ka theksuar se GPS kërkon në mënyrë konkrete njërin vend të FDP-së (liberalëve)
Partia e Gjelbër e Zvicrës (Grüne Partei Schweiz), pas suksesit të madh që arriti në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në tetor, ka vendosur që të kërkojë një vend në Qeverinë Federale. Siç dihet, kjo qeveri prej 7 ministrash përbëhet nga përfaqësuesit e katër partive më të mëdha në parlament, shkruan albinfo.ch.. Përbërja përcaktohet sipas të ashtuqajtiurës “formulë magjike”. Tri partitë më të mëdha (SVP, SP dhe FDP) kanë nga 2 vende ndërsa CVP, një vend.
Me rezultatet e zgjedhjeve të fundit, është GPS partia e katërt për nga madhësia e jo më CVP. Nisur nga kjo, konsiderohet legjitime kërkesa e të gjelbërve për të marrë një vend në ekzekutiv.
Pasi që kryetarja e kësaj partie, Regula Rütz e kishte bërë me dije disa herë ambicien për hyrje në qeveri, këtë e ka mbështetur sot edhe grupi parlamentar i kësaj partie. Siç ka deklaruar shefi i grupit, Balthasar Glättli, partia mbështet kandidaturën e përmendur, shkruan srf.ch.
Por ai ka theksuar më tutje se, duke bërë këtë lëvizje, GPS kërkon në mënyrë konkrete njërin vend të FDP-së (liberalëve). Kjo parti i ka dy vende në ekzekutiv por rezultatet e saj, pas ngritjes së madhe të GPS nuk janë shumë mbi ato të të gjelbërve.
Paraprakisht është spekuluar se GPS mund ta synonte edhe njërin nga dy vendet që deri tasni i takonin SP-së (socialdemokratëve).
FDP e ndier e sulmuar, ka kundërshtuar qëndrimin e GPS. Kryetarja e FDP, Petra Gössi ka hedhur poshtë “formulën e re matematikore” që po përdoret për përbërjen e qeverisë. Nga ana tjetër ajo ka lavdëruar punën e dy ministrave që vinë nga kjo parti, Ignazio Cassis dhe Karin Keller-Sutter.
Të dy këta kanë treguar rezultate shumë të mira në qeverisje dhe nuk ka asnjë arsye që postet e tyre të vihen në dyshim.
Pikërisht ministri Cassis që vjen nga Ticino, është përmendur si cak i mundshëm për t`u “rrëzuar” në këtë rokadë.
Ndërkohë, SVP, si partia më e madhe në vend e ka kundërshtuar po ashtu ambicjen e GPS, ndërsa CVP do të diskutojë të shtunën lidhur me këtë çështje.
SP ndërkaq ka deklaruar se ambicja e GPS është rrjedhojë logjike e rezultatit të saj zgjedhor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














