Futboll
Taulant Xhaka vazhdon me Baselin
“Taulant Xhaka ka nënshkruar të shtunën zgjatjen e kontratës me FC Basel. Kontrata e tij, që përfundonte më 30 qershor 2018 është zgjatur për tre vite të tjera. Tashmë, marrëveshja e re Xhakës zgjat deri më 30 qershor të vitit 2021, me të drejtën e rinovimit për një tjetër vit”, thuhet në njoftimin për media
Taulant Xhaka i ka dhënë fund të gjitha zërave rreth të ardhmes së tij te skuadra e Baselit, duke rinovuar kontratën me klubin kampion të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Ka qenë vetë klubi që ka bërë publik vendimin e mesfushorit 25-vjeçar nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Taulant Xhaka ka nënshkruar të shtunën zgjatjen e kontratës me FC Basel. Kontrata e tij, që përfundonte më 30 qershor 2018 është zgjatur për tre vite të tjera. Tashmë, marrëveshja e re Xhakës zgjat deri më 30 qershor të vitit 2021, me të drejtën e rinovimit për një tjetër vit”, thuhet në njoftimin për media.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili luajti në dy ndeshje të “Euro 2016” në Francë, ka ardhur që në moshën 12 vjeçare bashkë me vëllain e tij Granit Xhaka nga radhët e FC Konkordia te akademia e Baselit. Ai u aktivizua në të gjitha grupmoshat e skuadrës derisa arriti në ekipin e parë në vitin 2010.
Në janarin e vitit 2012, Xhaka u huazua për një vit e gjysmë te Grasshopper dhe arriti të fitonte menjëherë një vend si titullar te skuadra e qytetit të Zyrihut. Që nga sezoni 2013-2014 ai është kthyer përsëri te Bazeli, për të cilin deri tani regjistron 134 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare si dhe 6 trofe të fituar (5 tituj Kampion dhe 1 Kupë të Zvicrës).
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











