Futboll
Talenti 17 vjeçar, Erblin Osmani, firmos kontratë afatgjatë me Bajernin
Marrëveshja do të shndërrohet automatikisht në kontratë profesionale sapo lojtari të mbushë 18 vjeç
Klubi më i madh gjerman ifutbollit, Bayern Munih ka konfirmuar se mesfushori 17-vjeçar Erblin Osmani ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me bavarezët. Marrëveshja do të shndërrohet automatikisht në kontratë profesionale sapo lojtari të mbushë 18 vjeç.
Osmani konsiderohet një nga talentët më premtues të akademisë së Bayernit. Mesfushori defensiv ka kaluar në të gjitha grupmoshat e klubit që nga viti 2017 dhe gjatë sezonit të kaluar debutoi edhe me ekipin e parë nën drejtimin e Vincent Kompany.
Në edicionin 2026/27 ai pritet të luajë kryesisht me ekipin U19, ndërsa njëkohësisht do të stërvitet rregullisht me skuadrën e parë.
Osmani është i lindur në Mynih nga prindër shqiptarë me origjinë nga Gjilani. Ai aktivizohet si mesfushor dhe aktualisht përfaqëson Gjermaninë në grupmoshat e reja, megjithëse mbetet i kualifikueshëm për të luajtur edhe për Kosovën ose Shqipërinë në nivel ndërkombëtar.
Kontrata e re është një tjetër sinjal i besimit që Bayern Munich ka ndaj zhvillimit të 17-vjeçarit, i cili shihet si një prej projekteve më të rëndësishme të klubit për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











