Jeta në Zvicër
Taksisti shqiptar i “shpall dashuri” Zvicrës me hitin “I liben Schweiz”
Shoferi i “Taxi Ziba” me këngën e re i shpall dashuri Zvicrës, duke e himnizuar vendin i cili i ka siguruar një jetë të mirë atij, familjes së tij dhe shumëkujt tjetër
I liben Schweiz” (një trajtë e deformuar qëllimisht për shprehjen `unë e dua Zvicrën`) mban titullin kënga dhe videoklipi më i ri i Besnik Zibës. A? Nuk keni dëgjuar për këtë emër? Po ai është ai taksisti nga St. Galleni, i cili në vitin 2014 pati edituar një këngë me videoklip me titullin “I lieben dir”, i cili pati korrur një sukses të konsiderueshëm, duke u klikuar mbi 43800 herë.
Shoferi i “Taxi Ziba” me këngën e re i shpall dashuri Zvicrës, duke e himnizuar vendin i cili i ka siguruar një jetë të mirë atij, familjes së tij dhe shumëkujt tjetër.
Me të vjetrën, ai u këndonte shokëve klientëve të tij besnikë ndërsa e gjithë “ngjarja” e klipit zhvillohej në taksinë e tij. Se a do të mund ta përsërisë suksesin e vitit 2014 mbetet të shihet.
Shqiptari nga Kosova ka 18 vjet që jeton në Zvicër, i lumtur me familje e tij.
Kamerën dhe montazhin e videos i ka realizuar regjisori Denis Ledergerber
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














