Lajme
Takimi më i madh i infermierëve shqiptarë në Zvicër mbahet më 12 shtator në Cyrih
Infermierë shqiptarë nga e gjithë Zvicra pritet të bëhen bashkë më 12 shtator 2026 në Cyrih, në atë që organizatorët e paralajmërojnë si takimin më të madh të profesionistëve shqiptarë të infermierisë në Zvicër. Ngjarja organizohet nga Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ).
Një nga organizimet më të mëdha të profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër do të mbahet më 12 shtator 2026, në Wallisellen, afër Cyrihut.
Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ) po organizon një takim të madh, i cili synon të sjellë së bashku infermierë shqiptarë që punojnë në institucione të ndryshme shëndetësore në Zvicër.
Ngjarja do të fillojë në ora 17:00 në Restaurant Andulino, Wallisellen, dhe pritet të shndërrohet në një pikëtakim të rëndësishëm për profesionistët shqiptarë të kësaj fushe.
Qëllimi kryesor është forcimi i rrjetit të infermierëve shqiptarë në Zvicër, krijimi i kontakteve të reja profesionale, shkëmbimi i përvojave dhe ndërtimi i një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi.
Organizatorët synojnë gjithashtu që ky rrjet profesional të kontribuojë në zhvillimin dhe mbështetjen e profesionistëve shqiptarë, por edhe të komunitetit shqiptar në çështjet që lidhen me shëndetësinë.
Presidentja e LISZ-së, Yllka Zuzaku-Mustafa, ka ftuar profesionistët shqiptarë të infermierisë dhe mbështetësit e organizatës që të bëhen pjesë e këtij takimi.
“Prania juaj do t’i japë një vlerë të veçantë këtij takimi dhe njëkohësisht do të jetë një mbështetje dhe motivim i çmuar për profesionistët e infermierisë që do të marrin pjesë në këtë organizim”, thuhet në ftesën e LISZ-së.
Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i këtij aktiviteti.
Pjesëmarrja duhet të konfirmohet deri më 7 shtator 2026 në linkun në vijim:
Lexoni po ashtu:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Shtator 2026
- Ora17:00
- LokacioniAndulino, Cyrih
- Data e përfundimit12 Shtator 2026 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












