Kosova

Gjatë 2019-ës në Kosovë janë asgjësuar 120 mijë kg mish të prishur

Mishi i prishur ka filluar të kthehet në “specialitet” nëpër depot e marketet e vendit. Pothuajse çdo muaj, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit hasin në mish të tillë. Vetëm gjatë këtij viti, janë hasur dhe asgjësuar rreth 120 mijë kilogramë mish i prishur. Rasti i fundit është ai i së dielës në Pejë, ku u gjetën mbi 3 mijë kg mish që nuk i plotëson kushtet për konsum. Ndërkohë, sasia e mishit të asgjësuar në tre vjetët e fundit, sipas AUV-it, shkon në rreth 350 mijë kilogramë.
 
Reklamë

 Kalendari i ngjarjeve

Reklamë