Kosova
Szuynyog: Kosova e ka vendin në BE, marrëdhëniet tona do të thellohen
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur aktivitetin e zyrës së BE-së në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për mediet kosovare.
“Sot në mbrëmje Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, mirëpriti dhe falënderoi mediat e Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe Zyrës së EULEX-it në Kosovë, të cilët na u bashkuan sonte në mbledhje joformale verore”, u shpreh Szuynyo.
Tutje ai shtoi se ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një mori temash dhe zhvillimesh relevante për Kosovën dhe rajonin.
Më tej ambasadori i BE-së bëri të ditur se BE-ja mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar.
“Kosova e ka vendin në BE, kurse marrëdhëniet tona vetëm sa do të vazhdojnë të rriten e të thellohen”, thuhet në postimin në Facebook.
Profili i kompanisë
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











