Futboll

Super Liga, kërcënim edhe për BE-në

Në ditën kur u paralajmërua formimi i Super Ligës, jashtë Ligës së Kampionëve, Presidenti francez kujtoi 70-vjetorin e Traktatit të parë nismëtar të formimit të Bashkimit Evropian.

Aty, Emmanuel Macron shkroi se janë garantues të aktit themelues të 18 prillit të 1951-së, njofton Klan Kosova.

E të hënën kur u zyrtarizua Super Liga në futboll, francezi u zotua se do të mbështesë zhbërjen e saj, transmeton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.

Qëndrime kundër 12 klubeve të mëdha evropiane, që u bënë pjesë e kësaj Lige, patën edhe krerë shtetesh e politikanë të tjerë evropianë, që i dolën në mbrojtje Ligës së Kampionëve.

Se janë të arsyeshme reagimet e politikanëve kundër dëmtimit të Ligës së Kampionëve, arsyetohet nga studiues së marrëdhënieve ndërkombëtare, meqë kjo garë futbollistike u formua pikërisht më 1992, kur Bashkimi Evropian mori emërtimin dhe funksionimin që njohim tani.

Krijimi i Super Ligës, nga ekipet e forta, sipas Ejupit, dëmton krenarinë evropiane, por edhe pasqyron krizën brenda BE-së, meqë deri tani është larguar Britania e Madhe, por në shtator edhe Hungaria do ta vërë në referendum mundësinë e largimit nga Unioni.