Sport
Super Liga e Zvicrës: Performancë mesatare e futbollistëve shqiptarë
Ardian Nikçi shënoi gol ndërsa Admir Mehmedi asistoi në golin e dytë, të cilin e shënoi Alfonso
Në derbin e javës së 28 të Super ligës Zvicerane në futboll, ku u takuan i katërti në renditje, FC Sioni dhe i dyti, FC Zurichu, fitorja i takoi mysafirëve me rezultat 0 :2. Ndeshja u luajt në praninë e 11 mijë shikuesve.
Në këtë ndeshje shkëlqyen dy futbollistët shqiptarë në radhët e FC Zurich-ut. Ardian Nikçi u aktivizua nga minuta e 77 dhe vetëm pas katër minutave lojë arriti të shënojë golin e parë në ndeshje. Ndërsa lojtari tjetër Admir Mehmedi asistoi në golin e dytë të cilin e shënoi Alfonso në minutën e 85.
Mehmedi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88 të ndeshjes. Me këtë fitore Zurichu arriti të ngushtojë përparësinë në vetëm tri pikë të FC Baselit në renditje i cili në këtë gjiro luajti baras si vendës.
Në ndeshjen në mes të të parit, FC Basel dhe të parafundit FC Grasshopper, lideri nuk arriti më shumë se një barazim 2 : 2. Në ndeshjen të cilën e përcollën mbi 30 mijë shikues, për FC Baselin u aktivizua vetëm Granit Xhaka nga minuta e 81. Për mysafirët u dallua Amir Abrashi, i cili luajti tërë ndeshjen dhe njëherësh asistoi në golin e dytë të mysafirëve në min. 13.
Në ndeshjen FC Neuchatel–FC Luzern 2 : 1, në radhët e Luzernit tërë ndeshjen luajti Burim Kukeli, kurse Hekuran Kryeziu ishte rezervë.
Milaim Rama u rikthye në terren, pas lëndimit. Ai u aktivizua nga minuta e 79 por nuk arriti të ndryshonte rezultatin përfundimtar 0 : 0 në mes të FC. Thun dhe FC St Gallen. Për vendësit, në tërë ndeshjen luajti edhe Muhamed Demiri. Për mysafirët nuk u ftua për shkak të lëndimit Kristian Nushi.
Në ndeshjen FC Yong Bois- FC Bellinzona 4 : 0, nuk u aktivizua asnjë lojtar shqiptar.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











