Kosova
Sulmohet policia e Kosovës në veri
Rreth orës 02:20 të mëngjesit të së dielës është sulmuar Policia e Kosovës me mjet shpërthyes. Sipas policisë, mjeti dyshohet të jetë shok bombë. “Më 02.04.2023, rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policorë është – Shok bombë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur se njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vendshikimit. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz










