Lajme
Sulmi terrorist në Nisë: 4 shqiptarë akuzohen për ndihmë ndaj autorëve
Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, për rolin e tyre në sulmin terrorist të 2016-s, një ndër më të rëndët në shtetin francez.
6 burra dhe një grua janë paraqitur në gjykatë, nën akuzën e komplotimit për të ndihmuar terroristët që vërshuan me një kamion ndaj turmës me njerëz në Ditën e Bastijës, para se të vriteshin nga policia.
Një i dyshuar i tetë, që aktualisht ndodhet i arrestuar në Tunizi, po gjykohet në mungesë.
“Erdha këtu për familjarët e humbur, por edhe për vete, pasi kam përjetuar një tronditje të madhe emocionale në 6 vjetët e fundit. Ndaj mendoj se është me rëndësi ardhja këtu, për të treguar se jemi ende gjallë. Është diçka që duhet bërë”, tha Laurence Bray, familjare e viktimave.
Mes të dyshuarve, 4 janë shtetas shqiptarë, 2 franko-tunizianë dhe 2 vetëm tunizianë. Tre prej tyre akuzohen për pjesëmarrje në celulë terroriste, ndërsa 5 për trafik armësh.
“Jam e stresuar, zemra më rreh fort dhe ndjej shumë dhimbje. Mezi e kam pritur këtë gjyq. 6 vjet mund të duken shumë, por janë koha e duhur për t’u bërë i fortë dhe për t’u përballur me këtë gjyq”, u shpreh Seloua Mensi, familjare e viktimave.
Prokurorët po kërkojnë dënime që variojnë nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm. Procesi është konsideruar një “moment përkujtimor” nga avokatët e familjarëve të viktimave. Ai do të zgjasë deri në dhjetor dhe gjatë tij pritet të flasë edhe ish-presidenti François Hollande.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










