Shqipëria
Sulmi me pasojë vrasjen e rojës së Top Channel, sulm ndaj fjalës së lirë
Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri ka dënuar sulmin ndaj Top Channel, duke shtuar se goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit. Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit”, thuhet në njoftimin e AMA-së.
Presidenti Bajram Begaj ka kërkuar nga organet ligjvënëse të zbardhin rastin e vrasjes së rojës së sigurisë së Top Channel dhe sulmin ndaj medias. “Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja e sigurisë, Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së rojës së Top Channel nga të shtënat në drejtim të objektit. Rama e ka quajtur aktin si agresion kriminal dhe ka kërkuar hetim nga autoritetet. “Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, ka shkruar Rama, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, po ashtu ka dënuar aktin. “Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese”, ka shkruar Nikolla, duke u shprehur edhe ngushëllime familjarëve e medias, përcjell albinfo.ch.
Persona ende të panjohur pas mesnatës kanë gjuajtur me armë në drejtim të objektit të Top Channel, si pasojë mbeti i vrarë roja Pal Kola. Deri më tani ende nuk dihen motivet e sulmit.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










