Kosova
Sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës, bien shërbimet e internetit
Nga mëngjesi i ditës së sotme Telekomi i Kosovës është duke u përballur me sulme kibernetike. Për pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.
Nga mëngjesi i ditës së sotme Telekomi i Kosovës është duke u përballur me sulme kibernetike. Për pasojë, kanë rënë edhe shërbimet e internetit.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i kompanisë Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, përcjell Albinfo.
Zëdhënësi Lepaja ka thënë se sulmi ka filluar prej orës 08:00 të mëngjesit dhe se ekipet e Telekomit kanë identifikuar IP-të që po sulmohen.
“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do t’ ju mbajmë të informuar”, tha Lepaja.
Ndërsa Posta e Kosovës është funksionale në të gjitha zyrat postare dhe nuk ka pasur ndërprerje nga ndonjë sulm kibernetik eventual.
“Sa i përket rrjetit tonë gjithçka është stabile dhe nën kontroll”, njofton Posta e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën se gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulme kibernetik të llojit DDoS që kanë shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime.
Përmes një postimi në Facebook të Qeverisë, thuhet se gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.
“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












