Lajme
Suedia zgjat kufizimet
Suedia zgjati sot një sërë kufizimesh të vendosura për frenimin e përhapjes së COVID-19, mes një rritjeje të rasteve të reja.
“Situata është serioze. Edhe një herë, unë do të doja të kërkoja një përpjekje të vërtetë”, tha kryeministri Stefan Lofven, ndërsa u bëri thirrje banorëve të kufizojnë kontaktet e tyre shoqërore dhe të shmangin grumbullimet e mëdha private gjatë Pashkëve.
Komunave u është kërkuar të mbajnë të mbyllura aktivitetet jothelbësore, përfshirë pishinat dhe qendrat sportive, deri më 18 prill.
Restorantet dhe kafenetë do të duhet të mbyllen në orën 20:30, pavarësisht nëse shesin alkool apo jo, deri më 3 maj. Fillimisht, një farë lehtësimi i kufizimeve ishte planifikuar të fillonte më 11 prill.
Agjencia e Shëndetit Publik tha një ditë më parë, në një memorandum për qeverinë, se do të ishte e preferueshme të pritej deri më 3 maj, me kusht që ngarkesa e rasteve të bjerë mjaftueshëm. Autoriteti shëndetësor paralajmëroi se numri i infeksioneve po rritet në pjesën më të madhe të vendit, duke paraqitur një barrë shtesë mbi sistemin shëndetësor.
Vendi me 10,3 milionë banorë ka regjistruar më shumë se 904 000 raste dhe rreth 13 465 vdekje të lidhura me virusin, që nga fillimi i pandemisë.
Suedia miratoi një strategji më të butë antiCOVID-19 në fillim të pandemisë, por i ka forcuar gradualisht masat e saj.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












