Lajme
Suedia, me ligj të ri për pandeminë
Shteti suedez ndjeku një qasje krejt tjetër lidhur me pandeminë, përballimin dhe menaxhimin e situatës. Së fundmi, një ligj i ri ka hyrë në fuqi duke u dhënë kështu ministrave fuqi për të mbyllur vendet, përfshirë dyqanet, palestrat dhe kinematë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Mediat suedeze shkruajnë se masat u votuan përmes Parlamentit në Stokholm, pasi politikanëve iu kërkua që të ndërpresin para kohe pushimet dimërore.
Që prej fillimit të pandemisë, Suedia mori një drejtim tjetër ndaj pjesës tjetër të Europës.
Thuhet se ky ligj i ri do të lejojë qeverinë të vendosë masa shumë më të rrepta, teksa vendi është duke luftuar me Covid-19.
Ministrat kanë njoftuar tashmë një ndalim të më shumë se tetë personave në vendet e rezervuara të partive private, nga sallat e ngrënies në dhomat e përbashkëta në blloqet e apartamenteve.
Ata gjithashtu kanë thënë që numrat duhet të jenë të kufizuar në palestra, pishina dhe dyqane.
Autoritetet lokale do të kenë fuqinë të gjobisin bizneset që nuk ndjekin rregullat, ose t’i detyrojnë ato të mbyllen raporton BBC.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













