Lajme
Suedi: Përveç shtëpive, do të zhvendoset në lokalitet të ri edhe kisha
Qyteti minerar i Kirunës në Suedi do të zhvendoset, ndërtesë pas ndërtese, në një lokalitet të ri. Arsyeja është se minerale me vlerë janë zbuluar atje dhe shtëpitë kanë nisur të fundosen në tokë për shkak të gërmimeve.
Kiruna ndodhet 200 km në veri të rrethit Arktik dhe ishte ndërtuar për të strehuar punonjësit e një miniere hekuri të instaluar 125 vjet me parë, “L KAB”.
Shumica e banorëve të tij kanë mirëpritur lëvizjen, pasi morën pjesë në një konsultim mbi kërkesat e tyre.
“Ata donin vende ku të takoheshin, si për shembull, një shesh të madh, që ne nuk e kishim. Të tjerë kërkuan një zonë me dyqane dhe, më e rëndësishmja, ishte aksesi te natyra. Neve na pëlqen jeta në ambient të hapur”, u shpreh Clara Nyström.
Rivendosja e një sipërfaqeje prej 450 mijë metrash katrorë shtëpi, shkolla dhe qendra tregtare pritet të realizohet brenda vitit 2035. Një nga godinat më të rëndësishme është kisha ikonë e vitit 1912.
“Është me rëndësi të zhvendosim kishën për ne dhe qytetin. Njerëzit janë të lumtur që kisha po spostohet në një qytet të ri dhe nuk do të shembet. Mendoj se njerëzit mezi po e presin lëvizjen dhe ditën kur ajo do të ndodhë”, theksoi Lena Tjarnberg, famullitare në kishën luteriane të Kirunës.
Kiruna ka rreth 23 mijë banorë të vendosur në një territor me përmasat e Sllovenisë. Ajo ndodhet në një territor të mbrojtur që tërheq shumë turistë pasi ka pemë thuprash pyjore, tundra alpine, 7 lumenj dhe 6 mijë liqene.
Por zgjerimi i minierave shqetëson Samitët, popullin indigjen të Laplandit, që jetojnë kryesisht nga kopeja e drerëve.
Qeveria thotë se do të marrë parasysh nevojat e tyre dhe ftoi një prej lideerëve të fisit për të folur me shtypin.
“Diversiteti biologjik në Arktik është jetik edhe për njerëzit që jetojnë në kontinent. Nuk mund të varemi vetëm nga pyjet e Amazonës dhe të shtiremi se duke e mbrojtur atë na mundësohet të ruajmë zakonet e konsumit, nxjerrjen e burimeve natyrore dhe sigurimin e përfitimeve në Arktik ndër vite”, deklaroi Stefan Mikaelsson, nënkryetar i Parlamentit indigjen.
Kompania minerare njoftoi se do të përdorë së shpejti burime energjetike të pastra, që synojnë të jenë në qendër të të ashtuquajturit revolucioni industrial. Megjithatë, pyetjet mbeten./Euronews
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











