Lajme
Studim: Mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë vdekjet nga vala e të nxehtit
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur një studim evropian, sipas të cilit 1/3 e vdekjeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit në vitin 2015 mund të ishte shmangur, nëse sipërfaqet e mbjella me pemë në qytete do të ishin rritur me 30%.
Prej kohësh cilësohen si «mushkëritë e planetit», por sipas një studimi të fundit, mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë 1/3 e numrit të vdekjeve, të shkaktuara nga vala e të nxehtit.
Studimi i bazuar në statistikat e 93 qyteteve evropiane u publikua së fundmi në gazetën prestigjoze shkencore “The Lancet”.
Ai arrin në përfundimin se 1/3 e vdekjeve të parakohshme për shkak të valës së të nxehtit në qytetet europiane në vitin 2015 mund të ishte shmangur, nëse sipërfaqet e mbjella me pemë do të ishin rritur me 30%.
Sipas këtij studimi, aktualisht mesatarja e sipërfaqeve të mbjella me pemë në qytetet evropiane është nën 15 për qind, ndërkohë që mesatarisht, nga qershori deri në gusht 2015, midis zonave urbane dhe rurale kishte një diferencë temperature prej 1,5 gradë Celcius.
Kjo ka ndodhur për shkak të përkeqësimit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, të dukurisë së njohur si “ishujt e nxehtësisë urbane”, ku ndryshimi i temperaturës vjen si pasojë e ndryshimeve të relievit nga njeriu, për shkak se asfalti dhe betoni thithin rrezet e diellit.
“Reagimet e deritanishme kanë qenë shumë pozitive. E shohim se shumë qytete po bëhen më të gjelbërta. Objektivi ynë prej 30% po realizohet nga shumë qytete. Mendoj se e veçanta në këtë studim është se ai përfshin qytete të ndryshme. Po ashtu, ai është një ndërthurje mes krizës klimatike, gjelbërimit urban, menaxhimit të hapësirave të gjelbërta, shëndetit dhe planifikimit urban. Pra bën bashkë një sërë elementësh”.
Sipas këtij studimi, 3/4 e popullsisë urbane evropiane jeton në zona ku temperatura në qytete është një gradë më e nxehtë se në zonat rurale. Ndërsa 1/5 e popullsisë banon në zona ku temperatura mesatare gjatë verës është dy gradë më e lartë.
Studimi tregon se jetesa në qytete me më shumë gjelbërim sjell mirëqenie shëndetësore, si ulje të sëmundjeve kardiovaskulare, demencias dhe forcim të aftësive mendore tek fëmijët dhe të moshuarit.
“Në një qytet kompakt si Barcelona është e vështirë të gjendet hapësirë për mbjelljen e pemëve. Ndaj aty kërkohet të bëhet diçka më dramatike, bie fjala të hiqet asfalti. Deri tani 60% e hapësirës publike, si për shembull rrugët janë destinuar për automjetet. Në fakt, ne na duhen më pak makina, më pak asfalt dhe më shumë pemë!”.
Qyteti i Barcelonës historikisht ka pasur mot të mirë, me dimër dhe verë të butë. Por për shkak të përkeqësimit të krizës klimatike, banorët e tij po preken nga efeket negative të temperaturave të larta në nivele rekord.
Në janar të vitit 2020 qyteti shpalli emergjencën klimatike me synimin që në vitin 2050 të realizojë neutralitetin karbonik, me fjalë të tjera të ekuilibrojë bilancin midis sasive të lëshimit dhe thithjes së gazit karbonik në atmosferë.
Sipas të dhënave statistikore, aktualisht dhe sipas regjistrimit të vitit 2020, sipërfaqja me pemë në Barcelonë është 25, 2%, me rreth 2500, 000 pemë të mbjella.
Coloma Rull, drejtuese e programit të biodiversitetit në Këshillin Bashkiak të Barcelonës ka besim se në një periudhë të shkurtër kohore qyteti do të realizojë objektivin e rekomanduar prej 30%.
“Ne mendojmë se 30% e sipërfaqes nuk duhet të mbulohet vetëm nga pemët, por në përgjithësi nga hapësirat e gjelbërta. Duam lloje të ndryshme pemësh. Jemi në rrugën e duhur. E rëndësishme është që arritja e këtij objektivi të sjellë përfitimet më të mëdha për ekosistemin”, thotë ajo.
Vitet e fundit, autoritetet lokale u kanë dhënë përparësi lagjeve të klasës punëtore larg qendrës së qytetit, shumë prej të cilave ishin lënë pas dore dhe kishin pak zona të gjelbra për qytetarët.
Brenda viti 2024 në Barcelonë pritet të ndërtohet parku më i qytetit, “Glories Park”.
Fernando Fernandez, koordinatori rajonal i Greenpeace në Katalunja thotë se mbjellja e pemëve duhet të kombinohet me ndërhyrje të tjera për të maksimizuar uljen e temperaturës urbane, si zëvendësimi i asfaltit për të ulur temperaturat gjatë natës, përmirësimi i transportit publik dhe pak makina në rrugë.
“Të gjithë e pranojnë se jemi në një emergjencë klimatike“, thotë ai.
Verën e kaluar, Barcelona pati 120 “netë tropikale”, me temperatura minimale që i kalonin 20 gradë Celsius.
Sipas shërbimit kombëtar të motit, viti 2022 ishte viti më i nxehtë në histori në Spanjë, për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të temperaturave në 1961,temperatura mesatare ditore shënoi mbi 15 gradë Celsius.
Studimi u krye nga Instituti për Shëndetin Global, Qendra e Përbashkët Kërkimore, Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Universiteti i Nju Jorkut./VOA
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













