Lajme
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë
Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi luftën dhe ka prezantuar veprat e tij publicistike
Shoqata ANEA, e cila bën bashkë studentët shqiptarë në Neuchâtel, Zvicër, organizon aktivitete që promovojnë dhe ruajnë kulturën dhe traditat tona.
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ajo ka pasur nderin të ftojë profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë të çmuar, që kishte në fokus luftën në Kosovë dhe prezantimin e veprave të tij publicistike dhe dokumentare.
Duartrokitjet e shpeshta të të gjithë të pranishmëve në sallë, shprehnin krenari e dhimbje, ndërsa autori Nusret Pllana mbante ligjëratën me titull: “Adem Jashari – Simbol i qëndresës, frymëzues i lirisë”. Pas ligjëratës, në radhë ishte promovimi i librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës, viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981/1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, dhe filmat dokumentarë të metrazhit të shkurtër; “Drenusha”, të autorit Nusret Pllana dhe “Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.
Ky manifestim kulturor dhe shkencor, i përgatitur në mënyrë profesionale nga studentet tona të Universitetit në Neuchâtel të Zvicrës, e nxori edhe një porosi shumë të qartë: E kaluara jonë historike, tepër e dhimbshme dhe shumë tragjike me shekuj, nuk duhet të harrohet me asnjë kusht, sepse historia që harrohet, përsëritet shpesh. Shqiptarëve, për shkak të kujtesës së shkurtër që kanë treguar, historia e përgjakshme dhe gjenocidale u është përsëritur disa herë herë brenda një shekulli.
Duke folur rreth të kaluarës së hidhur të kombit tonë, njëri nga studentët, pjesëmarrës në tryezë tha se “Studentët e sotëm e vlerësojnë rrugëtimin nga kanë ardhur dhe kujtojnë sakrificat e prindërve të tyre, të cilët luftuan dhe sakrifikuan për t’u dhënë fëmijëve një të ardhme më të mirë. Ne, si studentë, e marrim këtë si forcë për të ndërtuar një të ardhme më të shkëlqyer.”
Tryezën dhe mbrëmjen e ka organizuar shoqata ANEA, gjegjësisht: Artina Kastrati – Kryetare; Liza Morina –Nënkryetare; Erisa Shala – Sekretare dhe Mejreme Thaqi – Arkëtare.
Ky event u mbajt më 28.02.2025, në Universitetin e e Neuchâtelit dhe ishte një sukses i madh për shoqatën. Më shumë se 100 pjesëmarrës të takimit u ndanë krenarë me këtë mbrëmje, ku katër studente shqiptare kujtuan sakrificat dhe vuajtjet e popullit tonë.
Për ta bërë të mundur këtë mbrëmje, mbështetje kanë dhënë: Prishtina Ticket, (ka dhuruar dy bileta @prishtinaticketnet); RB Import Export, (ka ofruar pijet;@r.b.import_export) dhe Ademi Bodenbeläge, (ka siguruar ushqimin. @ademi_bodenbelaege).
Çdo hap, sado i vogël, është një vlerë e madhe për studentët.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













