Kosova
Stoltenberg: Sulmi në Banjskë, dëshmi se konflikti mund të kthehet në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sulmi në Banjskë, i 24-shtatorit ishte shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.
“Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës. Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Stoltenberg ndër të tjera u shpreh se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë, do të jetë inkurajim për sulme të tjera, ndërsa ka thënë se Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër.
“Anëtarësimi në NATO është qëllim i Kosovës. Përfshirja në partneritetin për paqe, e pastaj edhe anëtarësimi në NATO është garanci për rajonin. Stërzgjatja e këtij procesi prodhon pasoja”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










